(Alban) Shpirt pangopur, peng në kohë Natën gjumin nuk e njoh Endem nëpër shtigjet e vetmisë
Sytë më shohin bardhë e zi Jam njeri e s'jam njeri Zhytur thellë në baltën e lakmisë
Kam nevojë për pak muzikë Ndenjën ta jetoj pa frikë Të gjej paqe thellë në zemër Te mbështetem tek një mik
Kam nevojë të them më fal Të besoj në ideal Të qesh, të qaj me mall Kam nevojë të ndihem gjallë
(Elinel) Dashni Kjo çmenduni e arsyetume M'ka bo me lu me zjerm ma ka pru shpirtin n'maje hune M'ka bo me dyshu n'veten Urrejtja erdh e pa ftume Jom munu me lartësu me punë veten n'kët botë t'kufizume
I rrethum jom me shoqni Që shohin vec sipërfaqen vlersojnë vec sipërfaqen E bojnë sikur t'vetknaqun
Kom nevojë mu çmu për ato që jom Skom nevojë me ndrru për një opinion as me ndrru për kërkon'
Nevoja m'nxiti e une shpiki M'nyra qysh me pa dritën midis eklipsi Qysh me mujt me pa t'mirën n'diçka t'keqe T'pa shpirtit m'i thirr n'ndërgjegje Me dashni me fshi urrejtje
Pritëm se po bi Bi si një stuhi përplotë me shi n'ër lot e mi veç unë e di sa thellësi ka m'rri shtrati i k'tij lumi që vërshon vështirësi po s'munet me m'përbi Kom me kon ç'ai që noton kundër rrjedhës qe vërshon me furi
(Alban) Dhe kur të qëndroj ndoshta me zor në këmbë Dhe kur gjithcka që ka mbetur është një këngë Une do them krenar se jetova i lirë Dhe kur gjethet të jenë zverdhur një mëngjes Kur thesaret të veniten në harresë Vec një emocion vlen njëmijë pasuri
(Refren) Kam nevojë për pak muzikë ....
(Elinel) Kom nevojë Për një bisedë t'sinqertë mos mu paragjyku për ato ça munet goja me nxjerr Kom nevojë me m'bo me besu që s'ki me m'keqkuptu po ki me kon me mu, a je me mu?
Kom nevojë me taku njerëz që m'inspirojnë e m'bojnë me besu qe besnikërinë s'e tradhtojnë
Kom nevojë k'saj egos teme me ja dhan një kuptim Me besu që me kon i mirë n'jetë e ka një qellim
(Alban) Hapin jo nuk e ndal, jo nuk e ndal, jo nuk e ndal Kam nevojë më shumë se kurrë të ndihem gjallë