Sikur një çast të isha ndalur e të dëgjoja zërin tim Me siguri më kishe falur Si më parë, si më parë, kur ndanim një mendim
Përse më vodhë të vërtetën, dhe nuk më the as ‟lamtumirë„? Përse s’ma more ëmbël edhe jetën? Si më parë, si më parë, do e jepja me dëshirë
Fol ti, unë këndoj fjalët që ti thua Fol ti, çfarë po ndjen tani Unë të dëgjoj dhe nëse mijëra kilometra je larguar Si më parë, sa më parë, si më parë, po, pres një mrekulli
Dhe unë vazhdoj të ngushëllohem për sa jetoj, në një vegim Nga pranga jote, jo, s’dua të lirohem Si më parë, si më parë, i vetmi frymëzim
Fol ti, unë këndoj fjalët që ti thua Fol ti, çfarë po ndjen tani Unë të dëgjoj dhe nëse mijëra kilometra je larguar Por si më parë, sa më parë, si më parë, unë dua të di
Kush jam sot tek ti? A jemi larg nga dje? Jam diell apo shi, një vetëtimë pa re? Mos vuaj, mos vuaj, më thuaj, jo me lotë, është e kotë
Por vetëm fol ti, unë këndoj fjalët që ti thua Fol ti, çfarë po ndjen tani Unë të dëgjoj dhe nëse mijëra kilometra je larguar Dhe si më parë, sa më parë, si më parë, po, pres në pafundësi
Si më parë, sa më parë, si më parë, po, pres një mrekulli