Moj Margjel, mori mal'sore, ku po shkon me at' kosore? Ku po shkon moj tu vrapue? A po vjen o vashë me mue, se mas teje s'du' me ngelë? O Margjel, o moj Margjel.
(O) Margjelo, mori Margjel, çilma syrin që m'ke mshelë. O Margjela e Malsisë, thuja kangve t'çobanisë.
O Margjel, mori sojnike, bija e Malsisë kreshnike, mos t'l'shoj zemra moj fisnike? Trim'i mirë që shkon ne are, zemren ty moj ta ka mare e mas teje behet skllav.