Song Information Music: Produkt 28 Lyrics: Produkt 28
Ishte ftohtë ato sekonda tmerri Nën atë qiell që rrinte spektator Ishte frikë ato sekonda dramë Vetëm shpirti pa jetë i mbeti në dorë
Ishte ftohtë ato sekonda lodhje Vetëm klithma kishte atë natë Ishte ftohtë ato sekonda dhimbje Sepse dhimbja do të zgjastë gjatë
Ajo se njihte këtë jetë Ajo kurrë nuk kishte qarë Ata po merrnin frymë ngadalë Buzëqeshur e vrisnin pa fjalë Sa gjatë
Brenda saj po lindte vetëm errësirë Brenda saj do të mbetej vetëm vetmi
Tridhjetë sekonda frikë Tridhjetë sekonda ja rrëmbyen një ditë e lanë pa shpirt Ndoshta një shpresë do të këtë Por jo kurrë s’do ti harroj Ato tridhjetë sekonda përjetë
Ato ishin dishepujt E një zoti që se njihte Besimtar te një feje Që ngadalë po e vriste
Që u shkel nga barbarët Dhunshëm perhumben E dogjën, nuk u luten Ishin pa fytyre
Vetëm muskuj te tendosur Ia ndoten çdo qelizë Vazhdonin të vendosur Ajo pa qiellin te fundit here
U dorëzua ne vetmi Mbyll sytë e heshtur Pastaj ra qetësi
Tridhjetë sekonda frikë Tridhjetë sekonda ja rrëmbyen një ditë e lanë pa shpirt Ndoshta një shpresë do të këtë Por jo kurrë s’do ti harroj Ato tridhjetë sekonda përjetë