Marmaraja bojë gjelbër,bojë gjall më se Sulltani, Ndritë nën gjunjët ë Stambollit, Portës plakë të Vatanit, Cipë e trupit tënd të bukur e lëmuar si tespihe, Shkrep në varkën e përgjumur, feks me naze dashurie. Ti më thua se për varkat s'bëj dot vjersha unë i ziu, Simbas teje vargje thurrte veç Poet Orhan Veliu, Të përgjigjem se Poetin e njoh mirë e ma ka ënda, Ky për varkat bukur shkruan, Unë këndoj ç'ka varka brënda. Ti zë qeshë e thua prap ka Poet Arnautstani? Të përgjigjem kish Poet që kur priste jatagani, Dale dale them me vete t'i fshin djersët Hyzmetxhiu Vetë Abdyli ish Armatë, ish Armatë edhe Samiu, Dhe Armata tretë e madhe Gjeneral Poet Naimi, Që lëshonte nga Stambolli Divisione vjershërimi, Në Stambollin e jataganit ngrinte këngë e ligjërime Ky Sulltan i poezisë Naim Beu i Tokës time.
Ndofta zonjë s'të kujtohet, Arkitekti Bash Sinan, Në Stamboll i ngren Minaret, Dy Xhami të tij me nam, Tek turkesha rreh shuplakat gishti bardhë i nxjerri n'gji Arnaut shejtan me brirë ,qenke tepër shakaxhi, Dhe të tri këto Armata nuk i preu dot jatagani, I mallkonte turku vetë, fshehur turqve nga Sulltani. Dhe Armata tretë e madhe Gjeneral Poet Naimi, Që lëshonte nga Stambolli Divisione vjershërimi, Në Stambollin e jataganit ngrinte këngë e ligjërime Ky Sulltan i poezisë Naim Beu i Tokës sime,ky Sulltan i poezisë Naim Beu i tokës sime.