A ka një kujtim të më ngrohë në këtë ditë për mua? A ka ndonjë udhë e si burrë ta kthejë kokën t'shikojë? A ka një kujtim, të na jep një kuptim, a s'më thua? A më tregoni, ku ta gjej forcën sot të këndojë?
Akoma të freskët e kam at shikim të përbuzjes Akoma të freskët të ftohtin e dhimbjes në asht Akoma të freskta edhe gjurmët që këmbët i lanë rrugës Syri më mbeti i ngrirë në shtëpinë që më kurrë nuk e pash
Nëntori i ftohtë Më ndjek dhe sot Nëntori i ftohtë Jehon në mot
Kaluam një shekull në ecje por prap u rrëzuam Kaluam një shekull por prap s'mund të qëndrojmë në këmbë Kaluam një shekull mësim, e si asgjë s'mësuam? O i paditur, syri i pangopur një popull e shëmbë
Sa gjatë do të shkojë derisa do ta duam vetvehtën Sa gjatë do të shkojë derisa fatin vet ta ndryshojmë Sa gjatë do të shkojë derisa tjetrit t'ja cmojmë jetën A më tregoni, ku ta gjejmë forcen sot të kendojmë
Nëntori i ftohtë Më ndjek dhe sot Nëntori i ftohtë Nëntor ...
Më shanë e më ranë, i pabesë do të bëhesh më thanë Më zhveshën e veshën, as vehten s'e njoh më kush jam
Vellon që ma kanë qepur, sa krenar sot e mbajë Vallës që ja kanë hedhur, sikur një nuse sa bukur hapin që e mbajë