Kam ardhur nga larg Nën pluhurin e kohës gjeta ré edhe mallkim U gjenda unë shumë pranë E preka veç flakë e zjarr Unë fola veç në heshtje Desha pak jetë, lavdi Dhe kur ndava ëndrrën Gjeta një rreze dritë, pak frymë si ti (2x)
I ardhur nga larg, ke etje, ke mall Kur sheh çdo gjë që ndryshon Vetë jeta ikën shkon Ti te kjo gjuhë po kërkon Eshtë vendi ku u linde, rrite, ndave trimërinë, E fale dashurinë ndër vite, Vrapove ti gjete lirinë (2x)
Na rriti kjo tokë Do flasim ne veç një gjuhë Kështu s’do ketë me lot Do gjendesh kudo nëpër botë I huaj më s’do jesh Le të jete fillimi ri Ne bashkë në vëllazëri Se kur ndava ëndrrën Gjeta një rreze dritë, pak frymë si ti Vrapove ti gjete lirinë Një rreze dritë pak frymë si ti Vrapove ti gjete lirinë
Një rreze dritë pak frymë si ti Vrapove ti gjete lirinë (2x)