Për ku nxiton kështu, jeta ime Ngadalë se nuk të ndjek dot Dashurinë që kam për ty, vrapi yt në ankth ma shndërron Prit pak, të marrim frymë e të bisedojmë
E trishte ishe atëherë, kur tok për dorë u nisem Dielli s’na ngrohu, dimër as verë Gënjenim njëri tjetrin, mbushur sytë me lot Pëshpërisnim: “I mirë është moti edhe sot”
Tani në vjeshtën e moshës, ky qiell gri, veç shi premton Druhem se të lë, se vdekja s’ka mëshirë Vjen si tinëzare, na ndan pa lamtumire
Ah sytë e tu, që s’me lanë me tu idhnu Si në terr edhe në dritë, tuj ra tuj u ringjite Ti në sytë e mi andrrove qiellin blu Mbi lotët e suksesit, shpresë veç tuj miklu
Oh jetë më mësove të fal e të harroj Padrejtësisht ndër kohëra, kush na lëndoi Shikome në sy, se tash kam ma nevojë Në krahët e tua, veç gëzim të përjetoj
Ah sytë e tu, që shpresë më japin mu S’ duan që qielli blu nga retë të jetë mbulu Mos mi shih sytë që shpesh i mbush me lot Prej gazit dhe harese, për c’me fali i Madhi Zot