"Кофе"
Ne kishim kohë që s’ishim parë
Kujtimi i ndarjes kish kaluar
Dhe dashurinë, puthjen e parë
Mendova do ta kem harruar
Në një rrugicë, në çast ndalova
Kur ty të pashë duke kaluar
Ashtu papritur e kuptova
Sa shumë me ty kisha gabuar
Se dashuritë
Kthehen një ditë
Në jetë
Sa do desha të takoja
Në një natë me yje e hënë
Në një kafe të të thoja
Gjithë ato që s’ti kam thënë
Dhe në sy të dy u pamë
Se ne kishim një dëshirë
Duart tona t’i shtërngonim
Le të mbesim miq të mirë
Dorën fort do ta shtërngoja
Në mes duarve të mia
Edhe në sy do të lexoja
Gjurmët që la dashuria
Ne kishim kohë që s’ishim parë
Kujtimi i ndarjes kish kaluar
Dhe dashurinë, puthjen e parë
Mendova do ta kem harruar
Se dashuritë
Kthehen një ditë
Në jetë
Sa do desha të takoja
Në një natë me yje e hënë
Në një kafe të të thoja
Gjithë ato që s’ti kam thënë
Dhe në sy të dy u pamë
Se ne kishim një dëshirë
Duart tona t’i shtërngonim
Le të mbesim miq të mirë
Sa do desha të takoja
Në një natë me yje e hënë
Në një kafe të të thoja
Gjithë ato që s’ti kam thënë
Dhe të dy në sy u pamë
Se ne kishim një dëshirë
Duart tona t’i shtërngonim
Le të mbesim miq të mirë
Le të mbesim miq të mirë
Отбор на Евровидение 2016 - Албания - Козма Души еще тексты
Оценка текста
Статистика страницы на pesni.guru ▼
Просмотров сегодня: 2