Hapet deti një mallkim, dallga paska ngrirë Buzë fatit një trishtim këmbë zbathur shpirt Tokë e zbrazur nuk të ndjej klithmën tëndë sterrë Lis i vogël shtatin preh pa jetë
Marrëzi kjo koh e mjerë ditë ngrysur jetë Dashuri të prekën thellë lumturinë Mbete si një ditë pa diell, mbete zemër ngrirë Lis i vogël, rrug pa kthim të them lamtumirë
Lotit për ty i flas dhimbja dhemb dyfish Toka dhe deti plas pa mbarim Mbeti një oqean mbushur me lavdi Lutja për shpirtin vrarë, Zoti im
Ti që jehonë më mban, vdekja s’ka kuptim Mbete një ëngjëll i lirë Ata që jetën vranë S’do të kenë pa ty dashurinë
Ecën fjala bëhet mal, tundet bota mbarë Shuhet heshtja për mbi faj, të lutem ti fal Fal ti dheun që të pret, fal ti marrëzinë Lis i vogël i pajetë ti ke përjetsinë
Marrëzi kjo kohë e mjerë ditë ngrysur jetë Dashuri të prekën thellë lumturinë Mbete si një ditë pa diell, mbete zemër ngrirë Lis i vogël, rrugë pa kthim të them lamtumirë
Lotit për ty i flas dhimbja dhemb dyfish Toka dhe deti plas pa mbarim Mbeti një oqean mbushur me lavdi Lutja për shpirtin vrarë, Zoti im
Ti që jehonë më mban, vdekja s’ka kuptim Mbete një ëngjëll i lirë Ata që jetën vranë S’do të kenë pa ty dashurinë
Hej… hej… hej… Ti që jehonë më mban, vdekja s’ka kuptim Mbete një ëngjëll i lirë Ata që jetën vranë S’do të kenë pa ty dashurinë