Ti, do durosh dhe pak? Jepja ditët, bishës prapë, por mos qaj Qesh, a ndihesh e gjallë? Mbi mavi, ylberin zbraz, pendim nuk ka
Një fëmijë po të lut dhe një vajzë të kërkon Loti u struk, mishi u rrudh dhe e sotmja t’harroi Të shpëtosh, ke një derë por ti dot s’e arrin Se je e mpirë
Dashuri nuk ka, dashuri do Ai shkel mbi plagë, ti i ledhaton A vlen jeta, kur ti e mohon? A mos ke faj dhe ti? Pranon të rrish në frikë?
Dashuri nuk ka, dashuri do Ai shkel mbi plagë, ti i ledhaton A vlen shpirti, kur nuk e dëgjon S’e di përse, përse Me terrin ne shtrat fle
Nën kuvertë, endrra thurr, kur ai nuk te sheh Dita nis, dielli del, iluzionin rigjen Nje unazë, një portret, një betim të mbërthen Kthim mbrapa s’ke
Syri s’sheh, trupi dhemb, fjala veshin lëndon Një ditë vjen, një ditë shkon, frika heshtjen pushton Pak durim, edhe pak, derisa vdekja t’ju ndajë E lirë në varr…
Se di përse, përse Ti forcën dot nuk gjen…