Dielli vazhdon t’më ngrohë Edhe pse muzgu po afron Sytë e mi të lagur N’horizont rrinë e vështrojnë
Një dritë nga lart ndriçon Shpresë e humbur nis vrapon Një shtegtar pa lajme Bashkë me erën më largon
S’e kuptoj, ku po shkoj Ndjej frymëmarrjen time që me tuajën ndryshon Dhe vështroj që nga lart unë Hënën Dikur ish e largët, strehën time sot ndriço
Dhe kërkoj të kthehem përsëri Një mëngjes të prehem prapë tek ti Dikush thotë se ikja s’ka më kthim Çdo kujtim po ma rrëmben Ndjenjë e fajit po rrëfen, o Zot
Ndoshta jam në ëndërr apo zgjuar Ndoshta ish një natë në shpirtin tim Pres mëngjesin tim për të aguar Dhe sërish të kthehem prapë tek ti

S’e kuptoj, ku po shkoj Ndjej frymëmarrjen time që me tuajën ndryshon